Delegacioni i Komitetit Shteteror per Minoritetet viziton Beogradin
Me ftese te Ministrit te per te Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, administraten shteterore dhe veteadministrimin lokal te Republikes se Serbise z. Milan Markoviq , delegacioni i Komitetit Shteteror per Minoritetet kreu nje vizite zyrtare dyditore me date 29 dhe 30.03.2012 ne Beograd. Delegacioni kryesohej nga Kryetarja e Komitetit znj. Konstantina Bezhani si dhe nga anetari i Komitetit perfaqesues i pakices serbo-malazeze z. Bledar Bashanoviq.
Delegacioni u prit me dt. 29.03.2012 nga Keshilltari i Presidentit te Republikes se Serbise z. Mllagjan Gjorgjeviq ne seline e Presidences. Ne kete takim u diskutua ne lidhje me aspekte te bashkepunimit institucional, perspektiven e marredhenieve shteterore dypaleshe ne te mire te proceseve integruese ne rajon dhe permiresimit te trajtimit te pakicave kombetare. Nje vemendje e vecante iu kushtua dhe prezantimit te kuadrit ligjor te te dyja vendeve per mbrojtjen e minoriteteve si dhe punes se tanishme qe Komiteti ka bere ne kete drejtim.
Me dt. 30.03.2012 Delegacioni nga Shqiperia u prit nga Ministri per te Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, administraten shteterore dhe veteadministrimin lokal z. Milan Markoviq. Z. Markoviq prezantoi disa detaje te funksionimit te kuadrit ligjor per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe minoriteteve ne Republiken e Serbise, ne vecanti mbi detajet e Ligjit per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te pakicave kombetare, Ligjit per organizimin e funksionimin e Keshillave Kombetare te pakicave kombetare si dhe zbatimin ne praktike te Kartes Rajonale per gjuhet rajonale dhe minoritare. Nje vemendje e vecante iu kushtua trajtimit te pakices kombetare shqiptare ne Serbi, arsimimit ne gjuhen amtare dhe perdorimit te gjuhes shqipe, fondeve te cilat cdo vit akorodohen ne kuader te Grupit Koordinativ per Jugun e Serbise dhe ne rang Republike, masat per integrimin ne jeten publike, legjislacionin zgjedhor etj. Ne takim Ministri shprehu deshiren qe ne nje ardhme te afert te mundesohet arritja e nje marreveshje ndershteterore per mbrojtjen e pakicave kombetare, si nje instrument ne dobi te bashkepunimit rajonal ne fushen e mbrojtjes se minoriteteve. Perfaqesuesit e Komitetit nga ana e tyre vleresuan si te domosdoshem bashkepunimin institucional midis dy institucioneve ne shkembimin e eksperiencave dhe praktikave me te mira ne interes te pakicave kombetare ne te dy vendet. Ata informuan homologet e tyre se gjate vitit 2012 Komiteti planifikon pergatitjen e draftit te Ligjit specifik per mbrojtjen e minoriteteve si dhe propozimet e nevojshme per neshkrimin e Kartes per gjuhet rajonale dhe minoritare te Keshillit te Europes.
Delegacioni nga Shqiperia u pati takime me Sekretarin e Shtetit ne Ministrine e Fese dhe Diaspores se Republikes se Serbise, z. Miodrag Jakshiq dhe keshilltari i Ministrit z. Simon Gjuretiq. Ne kete takim u bisedua dhe per gjendjen e pakices kombetare serbo-malazeze ne Shqiperi, per mundesimin ne te ardhmen te futjes ne shkolla te mesimit te gjuhes serbe ne shkollat publike ne zonat ku ka nje numer te konsiderueshem te pjesetareve te kesaj pakice. Nga ana tjeter, u theksua nevoja e ngritjes se nivelit te bashkepunimit nderinstitucional per zgjidhjen e problemeve te pakices serbo-malazeze.
Gjate te njejtes dite, degacioni u prit ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Republikes se Serbise nga sekretari i shtetit prane kesaj ministrie z. Ivan Mrkiq. Pasi beri nje rezyme te rezultateve te arritura ne permiresimin e marredhenieve diplomatike me vizitat e zyrtareve nga Republika e Shqiperise, ai theksoi se eshte interes dhe deshira e sinqerte per marredhenie sa me te ngushta me Republiken e Shqiperise ne te gjitha fushat, duke perfshire dhe marredheniet per rregullimin reciprok te ceshtjeve qe kane te bejne me minoritetet respektive. Nga ana e saj, znj. Konstantina Bezhani solli ne vemendje perpjekjet e Komitetit per te ndertuar nje kornize ligjore bashkekohore per mbrojtjen e minoriteteve ne Republiken e Shqiperise, rritjen e perfaqesimit te tyre ne jeten publike, sensibilizimin per nenshkrimin dhe ratifikimin e Kartes se gjuheve rajonale dhe minoritare, dhe lidhur me kete dhe rendesine e studimit te praktikave me te mira nga vendet e rajonit per minoritetet por edhe nxitjen e marredhenieve kulturore, ekonomike dhe ne fusha te tjera.
Delegacioni pati takim ne Ministrine e Arsimit te Republikes se Serbise me znj. Vesna Fila, ndihmese e Ministrit te Arsimit, me te cilen shkembyen informacione ne lidhje me trajtimin e minoriteteve respektive ne fushen e arsimit ne gjuhen e minoriteteve. Nga ana e saj ajo rendiditi si arritje te rendesishme hapjen e fakultetit ekonomik ne Bujanovc ne gjuhen shqipe, marrjen dhe pershtatjen e teksteve nga Shqiperia per nxenesit shqiptare ne Serbi por dhe funksionimin dhe rolin e Keshillit Kombetar te shqiptareve ne hartimin e teksteve apo organizimin e shkollimit ne gjuhen shqipe per nxenesit e minoritetit shqiptar ne Serbi. Nga ana jone, znj. Bezhani theksoi hapat qe po merren ne permiresimin e legjislacionit per minoritetet ne Shqiperi, propozimet e Komitetit ne kuader te hartimit te draftit te Ligjit per Arsimin Parauniversitar si dhe per nenshkrimin e Kartes per gjuhet rajonale dhe minoritare te Keshillit te Europes me qellim arritjen e standarteve europiane ne kete fushe.
Ne fund delegazioni nga Shqiperia pati nje takim me perfaqesues te Ministrise se Kultures dhe Shoqerise se Informacionit te Republikes se Serbise. Ne kete takim u diskutua ne lidhje me projektet e kultures te minoriteteve qe financohen nga Ministria e Kultures dhe per ruajtjen e trashegimise kulturore nepermjet konkurseve te posacme drejtuar organizatave te minoriteteve apo dhe vete Keshillave Kombetare te Minoriteteve si dhe projektet e organizatave te cilat merren me mbrojtjen e identitetit kulturor te minoritetit serbo-malazez ne Shqiperi te cilat marrin mbeshtetjen e kesaj Ministrie. Nga ana e Komitetit u permend plani per ngritjen e nje fondi te posacem per financimin e projektit te kultures se minoriteteve , i cili do te jete i perfshire ne draftin e ligjit qe do te pergatitet per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te minoriteteve.
